Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa problematika në qarkun e Shkodrës.
Në Pukë, çatia e spitalit të qytetit është dëmtuar nga era e fortë. Në bashkinë e Fushë Arrëzit, raportohet gjithashtu për dëmtime në çatitë e disa pallateve, pasi është shkëputur katramaja.
Një banesë rrezikohet nga shkëputja e një masivi shkëmbor. Në Fushë Arrëz, janë dëmtuar thuajse të gjitha rrugët rurale për shkak të reshjeve të dendura, rrëshqitjeve të dherave dhe rënieve të gurëve.
Mësohet gjithashtu se në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës, më konkretisht Njad Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike. Nga pasditja e së mërkurës, ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim./abcnews.al