Bullizmi dhe urrejtja online/ Ervin Karamuço: Mbështes idenë e Ramës, të shtohen filtrat kontrollues

schedule20:51 - 20 Nëntor, 2024

schedule 20:51 - 20 Nëntor, 2024

TIRANË- Për të bllokuar gjuhën fyese, denigruese dhe bullizmin në rrjete sociale duhet të aplikohen filtra të forta.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story, u shpreh se shteti duhet të aplikojë një moratorium, me anë të të cilit të ndalohet çdo shfaqje e tillë, sidomos tek adoleshentët.

Ai theksoi se duke e ditur, qoftë dhe adoleshentët se dikush i shikon se çfarë diskutojnë në ato rrjete, ata automatikisht do të rregullojnë gjuhën që përdorin.

“Me filtrat që krijon shteti fillojnë dhe kufizohen dhe pastaj rrefkëtojnë se çfarë do të thonë aty. Ata duhet të kuptojmë se që kur flasin aty, është një autoritete që po I dëgjon gjithë kohës, në momentin që e kanë këtë frikë, atëherë do e shikojmë si do rrugojnë gjuhën. Është liri e pakufizuar që është abuzuese”, tha ai.

Ai më tej tha se e mbështet iniciativën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të hidhet për diskutim ideja për mbylljen e platformave si snapchat apo Tik Tok apo vendosjen e filtrave shtesë, të cilat do ndihmojnë dhe e bëjnë jetën online më të sigurt.

“Unë e mbështetës plotësisht atë iniciativës së kryeministrit  për moratoriumin, për rregullimin e aspekteve institucionale, shoqërore dhe pastaj për vendosjen e flitrave, për moshën. Për 16, 18 vjeç e diskutojmë, por kur flet për Parlamentin, kryeministri ka detyrim t’ua thotë që t’i vendosë filtra dhe Parlamentit, sepse çdo burim që këta shikojmë që ka dhunë e përkthejnë si model të tyre për ta shfaqur në një formë tjetër”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!