Gjykata e Apelit të Posaçëm nuk ndryshoi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Gazetari Fatos Mahmutaj në “Ora e Fundit” në ABC News tha se në seancën e zhvilluar ka parë një qëndrim ndryshe të ish-presidentit Ilir Meta. Sipas tij Meta duket se ka ndryshuar tonet ndaj kreut të SPAK dhe se duket se po e merr më seriozisht çështjen e hetimit.
“Ndoqa seancën e masës së sigurisë dhe u habita, pasi ndryshe nga gjykata e shkallës së parë dhe momenti i hetimit dhe këtë rast ishte zoti Dumani. Pra u çudita nga kjo mënyrë. Pasi siç duket Meta e ka marrë seriozisht punën e hetimit. Fakti tjetër që më çuditi ishte fakti që zotin Meta e ka marrë në mbrojtje Vosjava Ismaliaj. Ku është thënë që është paditur. Nuk mund ta kuptoj këtë. Nuk mund ta mbrosh tjetrin duke i futur dru. Sa i përket intervistës, është publike dhe unë nuk marr tagër që ta komentoj. Por në lidhje me të vetë Ismaliaj më ka pohuar se është detyruar të jepte atë intervistë për shkak të problemeve të tjera. Ka një rast që më ka thënë që djalin e saj e kanë kërcënuar. Intervista është publike dhe ka thënë që janë presionet e Metës që më detyruan të shkoj deri këtu. Edhe pas kamerave dhe gjatë intervistës ka thënë gjithmonë të njëjtën gjë dhe habitem, se zonja Ismailaj jeton diku në Europë dhe shteti shqiptar nëse do mund ta gjejë dhe mund ta pyesin edhe vetë.
Nga ana e tij avokati Romeo Kara shtoi: “Duhet verifikuar në Ismailaj ka qenë në spital përpara se të jepe intervista. Intervista e asaj kohë është dhënë me frymëzim nga kundërshtarë të Metës që besoj kanë qenë edhe Berisha. Këta kanë korruptuar në qelizë edhe mentalitetin shqiptar. Unë do t’i shkoj kësaj punë deri në fund. Fillimisht kam bërë një kallëzim për Berishën dhe pastaj kam bërë edhe këtë. Kur të hapet kallëzimi për Berishën, do thonë sërish se jam çmendur. Por shqiptarët janë të gëzuar dhe shprehin falënderimi. Ne do të qëndrojmë përballë. I them organit të akuzës të jenë më serioz. Duhet të mbrojnë dëshmitarë, pasi ky po bën presion dhe po prek integritetin e procesin. Ai meriton të shkojë në 41 BIS. Boll i kemi duruar. Unë i rri përballë me të gjithë forcën time. Kërkoj që këtij personi me këtë potencial kriminal, ti sekuestruan pasuritë, t’i shpërndahet banda e sigurisë, boll me këto situata.”, ka thënë ai.
/abcnews.al/