Prokuroria e Gjirokastrës sot ka dhënë pretencën në ngarkim të ish kreut të Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që gjenden në qeli Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.
Gazmend Frëngu prokurori i çështjes në pretencën e tij dhënë para gjykatëses Nertila Përralla, kërkoi sot 6 vjet burg për ish kreun e Kadastrës së Gjirokastrës Floruan Taçi dhe nga 4 vjet burg për dy të tjerët.
Nisur nga kërkesa e të pandehurve që në seancën fillestare për gjykim të shkurtuar, i bie që Florian Taçit t’i ulet 1/3 e dënimit pra të dënohet me 3.4 vjet burg përllogaritur këtu dhe 7 muajt që ka kaluar në arrest shtëpie gjatë kësaj periudhe. Ndërsa Memisha dhe Nakuçi do të vuajnë nga 2.5 vjet burg.
Mbi Ish-kreun e Kadastrës se Gjirokastrës rëndojnë akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës në bashkepunim. Mbrojtja kërkoi 10 ditë kohë. Florian Taçi u arrestua në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës në 28 shkurt të ketij viti.