Është padyshim një nga “ikonat” e këtij klubi.
Tekniku argjentinas, Diego Simeona ka shkruar me “gërma të arta”, emrin e tij në historinë e “Los Colchoneros” të Atletico Madrid, mirëpo në kryeqytetin spanjoll nuk duket e largët dita që 54-vjeçari që largohet në “Metropolitano”.
Në të tilla rrethana klubi ka vendosur të “sigurojë veten” për të ardhmen, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave “iberike” në listën e “gjigantëve” të LaLiga janë plot 5 emra të mëdhenj të trajningut botëror, ku tre prej tyre janë spanjollë e dy argjentinas.
Bëhet fjalë për Luis Enrique (tekniku i PSG), Luis de la Fuente (tekniku i Spanjës), Julen Lopetegui (tekniku i Ëest Ham), Mauricio Pochettino (tekniku i SHBA-ve) dhe Unai Emery (tekniku i Aston Villa), megjithatë deri më tani klubi nuk ka nisur kontaktet me asnjë prej emrave të lartpërmendur.
Ndërkaq, kutjojmë se Diego Simeone është një nga trajnerët më ikonë në historinë e Atletico Madrid, pasi ka arritur rezultate të jashtëzakonshme që nga ardhja e tij në dhjetor të vitit 2011, ku deri më tani “El Cholo” ka drejtuar “Bardhekuqtë” në plot 699 ndeshje.
Sa i përket trofeve, nën drejtimin e “Los Colchoneros” tekniku argjentinas ka arritur të sigurojë 2 herë trofeun e LaLiga, një herë Kupën e Mbretit, dy herë UEFA Europa League, dy Superkupa të Evropës, si dhe ka arritur të kualifikojë për në sezone radhazi skuadrën e tij në UEFA Champions League, ku arriti edhe 2 herë në finalen e madhe. /i.m /abcnews.al