TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ka qenë ky i fundit, i cili ka ndarë foto me shefin e qeverisë shqiptare në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.
Ai ka ndarë foto nga studioja ku kryeministri realizon pasionin e tij për skulpturën. Sipas Abazoviç, kryeministri Rama është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.
“Pas takimit me partnerët tanë amerikanë, vizitova mikun tim Edi Rama në studion e tij. Në një ambient të pazakontë folëm gjatë për politikën, rajonin, por edhe për artin që krijon pa u lodhur sa herë si ka kohë të lirë. Menjëherë u bë e qartë për mua se ai kaloi nga pikturat e tij të famshme në krijimin e skulpturave, të cilat i bën duke përdorur një teknikë të veçantë. Ai në sfond, siç e quajta me shaka “Kali i torturuar ballkanik”, mund të përfundojë së shpejti në Mal të Zi. Edi është padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore.”, shkruan ai.