Dyshi i NATO-s vjen nga Ballkani/ Radmila Shekerinska do të jetë zv/sekretare e përgjithshme e Aleancës

schedule12:36 - 19 Nëntor, 2024

schedule 12:36 - 19 Nëntor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka vendosur të emërojë Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të ardhshme.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të përgjithshme. Ajo është një besimtare e vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u bashkuar me Aleancën dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor.”

Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe anëtarësimin e vendit në Aleancën e NATO-s në vitin 2020. Ajo do të marrë detyrën gjatë këtij viti.

Sheqerinska, së bashku me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, liderin e ASH Zijadin Sela dhe disa deputetë të tjerë u rrahën gjatë sulmit në parlament në vitin 2017, kur VMRO ateherë në opozitë kundërshtoi dhunshëm zgjedhjen e Talat Xhaferit, si kryetar parlamenti. Protestuesit e “Za zaedniçka Makedonija” lënduan rreth 100 deputetë, policë dhe qytetarë në sulmin që filloi pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit nga BDI për kryetar të ri të Parlamentit./abcnews.al