Artistja e njohur e xhazit, Gunhild vjen në Tiranë. Ajo do të mbajë një koncert madhështor në Teatrin e Operas dhe Baletit më datën 20 nëntor, ora 20:00.
Organizatorja e këtij eventi, këngëtarja Rona Nishliu ka ndarë detaje për emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke theksuar se Tirana e meriton të ketë një artiste të tillë, pasi në kulturën e larmishme i mungonte një koncert xhaz.
Sakaq, ajo tha se Gunhild është shumë e talentuar, pasi është mjeshtre në instrumentët e trumpetës dhe gajdes
“Ajo asnjëherë nuk ka qene në Ballkan dhe e priti shumë mirë këtë ftesë. Ideja është që shumë e vështirë të sjellësh një koncert të tillë në Shqipëri.
Por Tirana e meriton, pasi ka një larmishmëri të madhe kulturore, por këtë e kam vënë re që mungonte dhe pse jo mos ta sjellim. Nuk e di nëse mund të bëhet traditë, por mbetet për t’u parë”, u shpreh ndër të tjera Rona./abcnews.al