Jo më kot konsiderohet si sulmuesi më i mirë në botë.
“Bomberi” Erling Haaland ka treguar edhe njëherë veten e tij, teksa pasditen e kësaj të diele shënoi tre gola në fitoren e thellë, 5-0 të Norvegjisë së tij ndaj Kazakistanit në sfidën e vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve të Nations League.
“Vikingu” shënoi në minutat 23’, 37’, e 71’, teksa u ndihmua edhe nga Sorloth e Antonio Nusa, me këtë të fundit që shënoi golin e pestë të sfidës, si dhe asistoi dy golat e parë të “yllit” të sulmit të Manchester City.
Falë këtij triumfi Norvegjia është ngjitur në vendin e parë të Grupit B3, teksa ka përfituar edhe nga barazimi 1-1 i Austrisë me Slloveninë, me “Shqiponjat” austriake që mbeten në vendin e 2-të me 11 pikë dhe do të diskutojnë ngjitjen në Ligën A me anë të “play off”-it. /i.m /abcnews.al