Tërmeti godet Japoninë/ Lëkundjet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter

schedule16:52 - 17 Nëntor, 2024

schedule 16:52 - 17 Nëntor, 2024

Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter goditi rajonin Koshima të Japonisë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 km nën nivelin e detit, jashtë bregut verilindor të ishullit Amami-Oshima.

Ky është jugu i ishujve kryesorë të Japonisë, por tërmeti është ndjerë edhe në disa zona të banuara.

Disa zona e ndjenë tërmetin me magnitudë dy ose tre, përfshirë Amami City dhe Kagoshima City.

Sipas të dhënave sizmike, tërmeti është ndjerë nga shumë persona afër epiqendrës, megjithatë, nuk raportohet për dëme.

Në ditët në vijim priten pasgoditje të tjera, por tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë paralajmërim për cunami.

Zyrtarët mund të mbyllin përkohësisht infrastrukturën e transportit në zonën e lëkundjeve për të kontrolluar për dëmtime dhe ndërprerjet e shërbimeve komunale janë të mundshme, veçanërisht pranë epiqendrës së tërmetit.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, sepse ndodhet në zonën mes katër pllakave tektonike që përplasen vazhdimisht me njëra-tjetrën. Rreth 1500 tërmete godasin vendin çdo vit, megjithëse shumica janë më një magnitudë të ulët dhe nuk ndihen./abcnews.al