Ligji i ri për administrimin e pallateve, penalitete kush nuk paguan në kohë. Faturat lëshohen nga administratorët e pallateve

schedule15:26 - 17 Nëntor, 2024

schedule 15:26 - 17 Nëntor, 2024

“Qytetarët që nuk paguajnë në kohë detyrimet për administrimin në pallate do t’i paguajne me kamate. Ligji i ri i hedhur per konsultim publik, ndryshon rrënjësisht ligjin aktual dhe synon forcimin e rregullave për administrimin e ndërtesave të përbashkëta.”

“I kemi paguar, është detyrim. Nëse duam të shkojmë në Europë vetëm kështu mund ta bëjmë duke respektuar rregulla.”
“Ne e kemi me kontratë me ndërtuesin, i kemi paguar për 3 vjet.”

Xhemi Peca, administrator i disa pallateve në Tiranë thotë se shpesh has edhe kundërshtinë e banorëve për të mos i paguar detyrimet.

“Kjo ka qene pjesa me e veshtire e nje administratori sepse duke mos qene u mbeshtëtur me ligj eshte detyruar te sillet në mënyrë lutese. Nuk kemi arritur qe te krijojme një fond rezerve.”

Për ministrin e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ligji i ri për administrimin e pallateve synon të zgjidhë çështjet e bashkëpronësisë, pasi ligji aktual nuk ka funksionuar plotësisht, ndërsa problemet e banorëve kanë qenë të vazhdueshme.

“Ligji i ri rregullon shumë nga keto aspekte, duke filluar nga roli i bashkise, qe futet si risi koncepti i mbajtjes se nje libri, ku cdo bashki do te mbaje nje liber me objektet e bashkepronesise.”

Roli i administratorit të pallateve pritet të formalizohet.
“Administratori i ri do të marrë një nr Nipti dhe te leshoje fatura për banoret, që janë formale, fiskale. Kjo do te rrise mundesine e mbledhjes se ketyre faturave.”

Ndërsa adminsitratorët do të lëshojnë fatura me shpenzimet për banorët, ligji i ri përckaton qartë edhe se çfarë ndodh me debitorët.

“Në qoftë se këto fatura nuk paguhen për një periudhe 3 mujore ato kalojne automatikisht ne tituj ekzekutive që mund të ekzekutohen nëpermjet proceseve gjyqësore. Nese nuk mblidhen për 6 nuaj krijohet barra hipotekore, qe personi i ka një detyrim pallatit që duhet të shlyhet para se prona të nderrojë rol.”

Tarifa që banorët janë të detyruar të paguajnë do të përcatohet nga asambleja e bashkëpronësisë, që përbëhet nga ndërtuesi dhe pronarët e apartamenteve. Nëse nuk arrihet dakordësia, kjo tarifë përcaktohet nga bashkia e qytetit. Pagesat e banorëve do të mblidhen në një fond rezervë.

“Në një periudhë të caktuar, çdo pesë vjet, sipas rregullores duhet mirembajtur fasada, shkalla banodet kane fondin rezervë për të bërë riparimet. ”
Ligji i ri parashikon edhe krijimin e një këshilli në bashki për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes banorëve të pallatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!