ABC News ka arritur të sigurojë foton e një tjetër të arrestuari nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.
Baki Huqi, 43 vjeç, rezulton të jetë arrestuar më herët në vitin 2013 për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Huqi, rezulton i dënuar edhe para vitin 2013.
Kujtojmë që mes 10 të arrestuarve, ishin 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.
Grupet e trafikantëve e sillnin kokainën të përzier në materiale të ndryshme, siç janë 48 ton lëkurë gjedhi në të cilën SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine, për dy muaj në shtator dhe nëntor 2024. Në këtë pikë hyjnë në lojë të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë për të nxjerrë përzierjen e kokainës nga materialet e ngurta./abcnews.al