TIRANË- Projektbuxheti për vitin e ardhshëm është miratuar në Komisionin e Ekonomisë për të kaluar për miratim në Parlament në seancën maratonë të së hënës dhe të martës.
Në arkën e shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arkëtohen 7.5 miliardë euro ndërsa shpenzimet arrijnë në 8.2 miliardë euro.
Ndërsa objektivi është që niveli i borxhit të arrijë në 55.8% të prodhimit të brendshëm bruto. Relatorja e projektbuxhetit Blerina Gjylameti tha se projektbuxheti siguron rritje ekonomike.
Por për deputeten demokrate Jorida Tabaku ky projektbuxhet nuk siguron ndryshim të modelit ekonomik. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të arrijë në 4%.