Shefi i ri i CIA bën shqiponjën, shqetësohen serbët/ Arifi: Simbol kombëtar, nuk është kundër askujt

schedule17:20 - 14 Nëntor, 2024

schedule 17:20 - 14 Nëntor, 2024

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.

Por kjo duket se nuk u ka pëlqyer disa mediave serbe, teksa kanë rikthyer sot një foto të disa kohëve më parë, kur John Ratcliffe bënte shqiponjën me duar.

Lidhur me këtë kanë diskutuar në emisionin “Ballkan Update“, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri dhe ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi.

Ata kanë thënë se shqiponja është një simbol kombëtar dhe nuk është kundra askujt.

Haziri: “Urojmë dhe besojmë që miqtë e Kosovës që janë mbi dy grupet politike ndërpartiak, edhe në Senat dhe në Kongres do të vazhdojnë ta ruajnë atë grupin e përbashkët për partneritet dhe miqësi me Kosovën, që mbi të gjitha tani ka nxjerr dhe një numër senatorësh dhe në pozita të larta dhe të rëndëishme, që kanë ndihmuar çështjen e Kosovës në periudha të ndryshme, por jo vetëm pas luftës.

Serbia u ekzaltua me zgjedhjet e presidentit, sepse ata kanë krijuar një lobim të fuqishëm në Uashington këto dy vitet e fundit në veçanti. Besoj që marrëdhëniet e qeverisë amerikane do të ruajnë parimin e njëjtë, atë mbi partiak. Cilido president apo grup politik të vijë do të kenë marrëdhënie të paprekshme me popullin e Kosovës”.

Arifi: “Nuk kam shumë ç’ka ti shtoj, asaj çfarë tha Lutfiu mbi atë ç’ka po ndodh. Ajo çfarë dua të them është se ata kanë qenë në një histeri totale të bindur se me ardhjen e Trump, do të kthehej mundësia që të rikthehej dhe politika serbe në Kosovë. Jetojnë me iluzione. Nuk është hera e parë. Ata e quajnë shqiponjën simbol të Shqipërisë së madhe, por jo nuk është kështu, është simbol i asaj që ne jemi. Ne jemi shqiptar dhe shqiponja është simbol kombëtar. Presidenti Biden është një nga personat që e ka pasur më afër çështjen e Kosovës. Nuk besoj që Kosova ndonjëherë do të ketë president të SHBA që ka një afërsi emocionale me Kosovën siç ka pasur presidenti Biden. Pra, Serbia ka menduar që kur të vijë presidenti Trump do të ketë një politikë pro serbe”./abcnews.al