Vazhdon operacioni për shpëtimin e personave të mbetur nën gërmadha.
Në lagjen numër 7 në Durrës mësohet se dy katet e para të një pallati 6 katesh janë zhytur në tokë.
Më problematike paraqitet zona e kenetës, dyshohet se ka banore nen rrenoja, zona e plazhit gjithashtu paraqitet problematike. Shumë persona janë të lënduar situata po behet e pamenaxhueshme. Konfirmohen për abcnews.al, 325 të plagosur dhe kater viktima.