Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i bëri thirrje Izraelit nga selia e NATO-s në Bruksel që të ketë pauza reale dhe të zgjatura humanitare në Gaza.
“Ne duhet të shohim pauza reale dhe të zgjatura në pjesë të mëdha të Gazës… në mënyrë që ndihma të mund të arrijë tek njerëzit që kanë nevojë për të,” tha ai, duke nënvizuar se Izraeli kishte ndërmarrë veprime kundër situatës katastrofike humanitare në enklavën palestineze.
“Sfidat janë të mëdha në këtë drejtim, por ne kemi parë gjithashtu zgjidhje reale,” shtoi ai, duke iu referuar armëpushimeve humanitare që shoqëruan fushatën e vaksinimit të poliomielitit në Gaza.
Siç tha Blinken, është e nevojshme që masat që do të ndërmerren “të zbatohen në tërësi dhe të kenë një kohëzgjatje në mënyrë që të kenë efekt”./abcnews.al


