SHQIPËRI- Shqipëria vijon të mikpresë turistë nga e gjithë bota. Koha e favorshme dhe me diell ka bërë që shumë prej tyre të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë duke marrë pas kujtime të pashlyeshme.
Një prej destinacioneve të shumta që kanë zgjedhur turistë për t’i eksploruar janë sitet kulturore. Në dhjetë muaj e parë të vitit, sitet kulturore kanë mikpritur më shumë se 1.2 milionë vizitorë.
Të dhënat u publikuan nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Mirëmëngjesi dhe me turistët që vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ai./abcnews.al