Pasi analizoi shumë ekipe dhe problematika të Superiores, Starova u ndal edhe te skuadra e Kukësit. Për verilindorët, Starova preku shumë tema në studion e Pressing, duke u shprehur: “Për të analizuar ndeshjen kundër Bylisit, duhen thënë shumë gjëra. Ishin tre pikë të arta për Kukësin, pasi Ballshi është një skuadër që iu vendos fjala surprizë, por ne e thamë që Ballshi do të luajë deri në fund për Kupat e Europës.
Kukësi kishte vështirësi, por reagoi pas një asisti të Musollit. Abazaj, me shpejtësinë e tij, kalon Kukësin në avantazh. Ballshi arriti të barazojë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Ballshi bëri prapë një figurë të mirë. Në 25 minutat e fundit, Kukësi i pati të gjitha mundësitë për ta mbyllur ndeshjen më përpara, me Abazajn, që krijoi 2-3 foto.
Kukësi ka shumë për të ecur përpara, si në mënyrë individuale, sikur ekip. Kukësi e meritoi fitoren përballë një Ballshi që meriton respekt. Më vjen shumë keq që Limaj ishte jashtë forme, Abazaj që bën rezervën. Nëse Kukësi nuk rritet, vështirë të jetë konkurrent./abcnews.al