E ngarkuara me punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ, zbardhen diskutimet

schedule21:20 - 12 Nëntor, 2024

schedule 21:20 - 12 Nëntor, 2024

E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Vanhorn është takuar të martën me anëtarët e KLGJ-së. Ambasada njofton se VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA për institucionet e drejtësisë ndërsa iu kërkoi atyre që të përmbushin përgjegjësitë për një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe transparent.

Njoftimi i ambasadës:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

/abcnews.al