Kreditë me probleme kanë vijuar për të tretin muaj radhazi uljen.Ky është një tregues se qytetarët dhe bizneset kanë vijuar që të shlyejnë këstet e kredive në kohë pavarësisht normave të larta të interesit.Aktualisht nivlei i kredive me probleme zbriti në 4.58% më i ulëti i regjistruar në 16 vite.
Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit politikë kjo që jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët. Por fatmirësisht kjo nuk ka ndikuar në përkeqësimin e bilanceve të shlyerjes së huave të mara në banka.
Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqija është një tregues pozitiv për ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe për qytetarët.
Tashmë Banka Qendrore ka nisur politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25 % në 2.75%.ky vendim ndikon direkt në lehtësimin e kredi marrësve pasi ul shumën që duhet të paguhet për këstet nga qytetarët apo bizneset.
Inflacioni i ulët është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijoj politikën e uljes së normave të interesit në vijim duke lehtësuar qytetarët në pagesën e kësteve të kredive që kanë në monedhën kombëtare.
Treguesit e huave me probleme gjatë këtij viti konfirmojnë se rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore por edhe ajo Europiane për kreditë duket se nuk ka ndikuar në përkeqësimin e aftësisë paguese në vend. Nëse krahasojmë nivelin e kredive të këqija me të njëjtën periudhë të disa viteve më parë shifrat konfirmojnë përmirësim.