Kompania amerikane e lodrave Mattel ka kërkuar falje pasi paketimi i kukullave nga filmi i animuar “Wicked” u printua gabimisht me adresën e uebsajtit të një faqeje pornografike, duke thënë se po merrte hapa të menjëhershëm për ta korrigjuar atë.
Kukullat u hodhën në shitje para premierës së filmit “Wicked”, shkruan Guardian. Në kutitë e kukullave Glinda dhe Elphab, personazhet kryesore të filmit, u shtyp adresa e gabuar e internetit.
“Mattel është i vetëdijshëm për një gabim printimi në paketimin e kukullave të koleksionit Mattel Wicked, të shitura kryesisht në Amerikë,” tha kompania.
Kukullat janë “aktualisht të padisponueshme” në faqen e internetit të Amazon në SHBA. Filmi i animuar “Wicked” është një përshtatje e muzikalit skenik jashtëzakonisht të suksesshëm dhe do të transmetohet në mbarë botën në fund të këtij muaji./abcnews.al