Rritet mbështetja për fermerët/ Denaj: Buxheti për bujqësinë, 15 miliardë lekë në 2025

schedule15:47 - 11 Nëntor, 2024

schedule 15:47 - 11 Nëntor, 2024

Mbështetja financiare e buxhetit të shtetit  parashikohet të jetë më e madhe për bujqësinë gjatë  vitit të ardhshëm.ministrja e bujqësisë Anila Denaj prezantoi projektbuxhetin në komisionine veprimtarive ku deklaroi se fondi  për këtë ministri është 15 miliardë lekë nga e cila 4,4 miliardë lekë mbështetje e drejtpërdrejtë  do të shkojë për fermerët.

Për vitin e ardhshëm më shumë vëmendje do ti kushtohet edhe investimeve të ujitjes e kullimit si një masë për të parandaluar përmbytjet.

Ministrja Denaj  bëri me dije se vitin e ardhshëm do të lançohet skema e Garancisë Sovrane për fermerët që do të sigurojë kredi me interesa të favorshme.

Ndërsa përsa i përket skemës Kombëtare të  Investimeve e cila  mbështet me 50% të vlerës së investimit fermerët për mekanikën bujqësore, serra, stalla dhe akuakulturë janë dorëzuar në total 400 aplikime./abcnews.al