Shqipëria është vlerësuar me Medaljen e Argjendtë nga “Wander Reader Travel Awards” si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se vendi ynë po fiton shpejt famë botërore.
Postimi i kryeministrit:
Lajm i bukur nga “Wander Reader Travel Awards” në Londër ku #ShqipëriaTuristike është nderuar me Medaljen e Argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve që revista prestigjioze britanike “Wanderlust” akordon përmes një votimi publik, duke e vlerësuar vendin tonë si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore.
/abcnews.al