Bonus për çdo klient që merr pensionin në Fibank/ Konomi: Ja lehtësirat që përfitojnë pensionistët si grup i privilegjuar

schedule09:00 - 8 Nëntor, 2024

schedule 09:00 - 8 Nëntor, 2024

Fibank ofron një bonus prej 2.000 lekësh për çdo pensionist që vendos të marrë pensionin në këtë bankë. Lutiana Konomi, drejtoreshë e marketingut në Fibank, dha më shumë detaje për këtë ofertë të dedikuar për pensionistët në një intervistë për “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC Neës.

Ajo deklaroi se procesi i aplikimit për të hapur llogarinë e pensionit është i thjeshtë, mjafton që pensionisti të nënshkruajë se dëshiron që pensionin ta marrë në këtë bankë. Si dhuratë mirëseardhjeje, ata do të marrin 2.000 lekë, por me hapjen e llogarisë, ofrohen edhe një sërë lehtësirash për ta.

“Oferta është e dedikuar për pensionistët, duke krijuar një paketë të veçantë dhe me benefite shumë të mira. Çdo pensionist që vendos të marrë pensionin në Fibank, ka një dhuratë mirëseardhjeje prej 2 mijë lekë të reja. Kjo është dhuratë për të shprehur mirënjohjen që vendos të zgjedhë Fibank për të kaluar pensionin e tij. Në hapjen e një llogarie në Fibank, pensionisti i krijon vetes një sërë komoditetesh që janë të lidhura me marrjen e pensionit. Në radhë të parë, zgjidhet një bankë për të kaluar pensionin sepse pensionisti zgjidhet më i relaksuar, nuk ka nevojë të presë në radhë për të marrë pensionion, por menjëherë me hapjen e llogarisë pajiset me një kartë, me anë të së cilës mund të menaxhojë paratë e tij. Në datën që pensionisti e ka të përcaktuar për ta marrë pensionin te posta, atij i kalon në bankë. Mjafton që të paraqitet në një degë Fibank me një kartë ID.”

Si do të aplikojë?

“Mjafton që të paraqitet në degën më të afërt Fibank. Do të nënshkruajë urdhërin që pensioni t’i kalojë në bankë, me të gjitha procedurat bëhen nga punonjësi.”

Çfarë përfitimesh ka?

“Pensionisti pajiset me një llogari rrjedhëse, me një kartë debiti me anë të së cilës mund të menaxhojë paratë 24/7. Gjithashtu ka edhe shumë shërbime të tjera, si pagesa e ujit, energjisë elektrike, telefonit, që bëhen në kohë reale dhe mjafton që pensionisti të nënshkruajë që kërkon të bëjë këtë pagesë.”

Nëse një pensionist vendos që të kalojë llogari kursimi pensionin?

“Po, është një nga lehtësirat më të mira që mund të përfitojë sepse ka shumë pensionistë që mund të menaxhojnë kursimet e tyre me disa produkte dhe shërbime. Mund të hapë një llogari kursimi, e cila ka një interes më të lartë se ajo e pensionit, në të cilën mund të kalojë në mënyrë automatike paratë e tij në një datë të caktuar, dhe aty vetëm shtohen qoftë kalimet nga pensioni te llogaria, ashtu edhe interesat që përfiton në këtë llogari. Mund të tërheqë kur të dojë pa humbur interesat. Gjithashtu mund të menaxhojë duke hapur një depozitë me afat. Për depozitat me afat 1-2 vjeçare, çdo pensionisti i japim edhe një interes ekstra. Kemi buletinin e interesave të depozitave, çdo pensionist përfiton ekstra një interes më të lartë se ai i publikuar. Në Fibank, pensionistët i kemi të deklaruar si grup i preferuar por edhe i privilegjuar sepse ata evitojnë radhët në sportele, kanë shërbim të dedikuar. Meritojnë privilegjin që janë klientët tanë. Kemi vlerësuar edhe miqësinë me njëri-tjetrin. Çdo pensionist që referon miqtë e tij për te Fibank, përfiton 2 mijë lekë pensionisti dhe 2 mijë miku që vjen. Pra, nëse ka një rreth miqësor të gjerë, dhe sjell 10 miq në Fibank, merr menjëherë 20 mijë lekë të reja në llogari.”