Conceicao mbetet te “Zonja”, Juventus gati 30 milionë euro për klauzolën e portugezit

schedule17:56 - 7 Nëntor, 2024

schedule 17:56 - 7 Nëntor, 2024

Vetëm gjashtë ndeshje kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit e Juventus, që ta mbajnë në Torino.

“Ylli” portugez, Francisco Conceicao po kalon një moment “magjik” me fanellën e “Bardhezinjve” italianë, teksa deri më tani ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë dy asistime, në 4 përballjet e Serie A dhe 2 të UEFA Champions League.

Të tilla performanca kanë bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të mendojnë seriozisht për të paguar klauzolën e tij 30 milionë euroshe, e cila do ta bënte përfundimisht pjesë së 36-të herë kampionëve të Serie A.

Ndërkaq, kujtojmë se te Juventus, Conceicao është në huazim nga “Dragonjtë” portugezë të Porto, huazim nga i cili “gjigantët” e Liga Nos 10 milionë euro, të ndara në formulën 7 milionë euro bazë dhe 3 të tjera në formën e bonuseve, në bazë të arritjeve të lojtarit dhe të klubit gjatë këtij sezoni. /i.m /abcnews.al