Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me diskutime në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative për përjashtimin e deputetëve të PD-së, për shkak të kaosit dhe rrëmujës në Kuvend.
Taulant Balla iu drejtua Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë, duke iu thënë se përjashtimi ishte i ligjshëm dhe se gjykata thjesht ka zbutur masën për ta. Ai tha se për këtë çështje mund të drejtohen në këshillin e Legjislacionit ndërsa iu bëri thirrje edhe njëherë që t’i rikthehen normalitetit.
“Kemi përpara një vendim të Gjykatës Administrative me ekzekutim të përkohshëm dhe ky vendim i gjykatës nuk ka rrëzuar thelbin, pra gjykata ka konsideruar se përjashtimi është i ligjshëm. Ka ulur masën. Tani ju jemi të drejtën tuaj që në rrugë të tjera përsëri ligjore administrative të vazhdoni të ndiqni çështjen për të cilin ngrini. Pyetja që shtrohet është nëse do të hyjmë në rrjedhën normale të punimeve të Kuvendit, dhe të hymë në diskutimet e rendit të ditës se sa i përket vendimeve të gjykatës, ne nuk i diskutojmë kurrë. Edhe pse rasti në fjalë, të them si një deputet, kam komentet e mia sepse ajo që thoni ju rrëzon këtë vendim gjykate. Gjykata Kushtetuese ka thënë se vendimet e e kuvendit nuk mund të ankimohen në mënyrë administrative. Ta bëjmë këtë diskutim në këshillin e Legjislacionit. Shkoni aty në mbledhje, kemi disa vendime të GJK. Mendova se ishte përfunduar pjesa e mosbindjes, nëse ne nuk do kthehemi në normalitet është çështja juaj. Interpretimi i vendimeve është ky flamur, bërtit sa të duash Flamur.”, u shpreh ai./abcnews.al