Shpërthimi në “Don Bosko”/ Autori ishte i maskuar me kapuç, pronari i banesës rezulton i proceduar për ndërtim pa leje

schedule09:09 - 7 Nëntor, 2024

schedule 09:09 - 7 Nëntor, 2024

Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Don Boskos në Tiranë. Sipas policisë, një sasi e vogël lëndë plasëse u vendos në banesën e shtetasit Aranit Beqiri.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ka rezultuar lënda plasëse është hedhur në oborr nga një person i maskuar me kapuç në kokë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes duke qenë se Aranit Beqiraj nuk ndodhet në Shqipëri por jashtë vendit.

Sipas policisë, nuk ka konfikte pronësie ndërkohë që është proceduar para disa muajsh nga policia për ndërtim pa leje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!