Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Ndeshja e shtyrë e Serie A, merret vendimi përfundimtar

schedule13:55 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:55 - 25 Nëntor, 2019

Lecce-Cagliari u shty mbrëmjen e kaluar për shkak të shirave të shumtë që kanë rënë në jugun e Italisë. Dueli i javës së 13-të të Serie A u vendos që të luhej sot në orën 15:00, por gjendja e keqe e motit e rrezikonte sërish.

Gjithsesi, është marrë vendimi dhe ky takim do të luhet ditën e sotme (15:00). Situata në qytetin e Lecces është përmirësuar, dielli ka dalë dhe mediat italiane konfirmojnë zhvillimin e përballjes.

Vendasit renditen në vend të katërt nga fundi, numërojnë 10 pikë dhe do të tentojnë të marrin pikë për mbijetesën përballë një Cagliari shumë të fortë. Ekipi sard është surpriza e këtij sezoni dhe një triumf i rikthen në vend të tretë, në të njëjtën kuotë pikësh me Lazion. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!