Aventura e Mauricio Pochettinos me Tottenham përfundoi javën e kaluar dhe në stol është ulur Jose Mourinho. Harry Kane zbulon shokun e madh që përjetuan lojtarët pas shkarkimit të trajnerit argjentinas, ndërsa vlerëson portugezin. Kapiteni dhe bomberi i Spurs rrëfen për Goal ndjesitë e provuara dhe objektivat e tij, shokëve të skuadrës, trajnerit dhe klubit londinez.
“Të martën pësuam një shok të gjithë lojtarët. Kërkova Pochettinon dhe biseduam disa orë së bashku. Ishte e bukur ta bëja atë veprim përpara ardhjes së trajnerit të ri. Gjërat ndodhen shpejt dhe klubi zgjodhi Mourinhon. Jose është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim. Ai ka fituar kudo ku ka drejtuar, askush nuk i vë në dyshim cilësitë e tij.
Mourinho është i dashuruar pas fitores, e ka provuar diçka të tillë. Edhe unë ndodhem në një moment të karrierës në të cilën dua të fitoj trofe. Dua të fitoj me Tottenham dhe kam ndjesinë se ky do të jetë një vit i madh për ne. Do të provojmë triumfin në Champions League dhe FA Cup. Reputacioni i Mourinhos na rrit besimin dhe i dhuron skuadrës atë besim shtesë për të arritur te trofetë“, përfundon Harry Kane. /abcnews.al