Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U fotografua pranë trupit të pajetë të luftëtarit ISIS, Trump rikthen në detyrë marinsin

schedule12:51 - 25 Nëntor, 2019

schedule 12:51 - 25 Nëntor, 2019

Ambasadori aktual në Norvegji, Kein Breithuajt, do të emërohet në krye të marinës amerikane në vend të Riçard Spenser i cili u pezullua nga posti i tij nga Pentagoni për shkak të mënyrës se si trajtoi rastin e marinsit, Eduard Galager. Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i shtëpisë së bardhë, Donald Trump me anë të një mesazhi në profilin e tij në “Twitter”: “Nuk më kënaqi mënyra se si u trajtua procesi i marinsit Galager. U trajtua shumë keq dhe pavarësisht kësaj ai u përjashtua nga rradhët e marinës”, tha Trump.

Më tej Trump shtoi se e kishte kthyer në detyrën e mëparshme marinsin. Riçard Spenser është pezulluar nga detyra e tij pas komunikimit që iu nga sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper. Ndërkohë presidenti amerikan shtoi se marinsi Galager do të dalë në pension me të gjitha nderet që i takojnë.

Sipas CNN Spenser, i kishte propozuar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje sekrete për çështjen Galager. Marinsi kishte dalë në fotografi pranë trupit të pajetë të një luftëtari të ISIS, një veprimi i ndaluar nga rregullat e marinës amerikane. Për këtë arfsye ishte përjashtuar, por më pas ishte rikthyer sërish në punë nga presidenti, Donald Trump. Spenser kishte propozuar që marinsi Galager të përfundonte karrierën e tij, por vetëm pas një procesi gjyqësor që do e zbriste nga gradat. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja kryesore e zemërimit të Tramp./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!