Pedagogu Klajdi Bregu thotë se ishte e pritshme që ish presidenti amerikan, Donald Trump të dilte fitues në Florida.
Në maratonën zgjedhore në ABC News, Bregu u shpreh se Trump i duhet Pensilvania për të fituar zgjedhjet presidenciale.
“Në Florida kemi popullsi të latinëve, pritej që Trump të kishte epërsi. Trump ka 10 përqind më shumë. Kjo do të ndikojë përtej Floridës. I duhet Pensilvania me patjetër për të fituar. Në Ohio do të ketë rëndësi direkt për senatin. A do të ketë senatin? Nëse do e ketë, Trump mund të realizojë premtimet elektorale”, theksoi ai./abcnews.al