Për herë të parë në Spanjë hapet një shkollë në gjuhën shqipe

schedule12:30 - 25 Nëntor, 2019

schedule 12:30 - 25 Nëntor, 2019

Në Spanjë është hapur shkolla e parë në gjuhën shqipe dhe ky lajm i ka gëzuar pamasë shqiptarët emigrantë.

Në këtë ditë të shënuar kanë qenë të pranishëm familje nga të gjitha trevat shqipfolëse.

“Sot ishte nje dite e veçantë per shqiptaret në Spanjë!

Për ne eshte një dite historike dhe nje ngjarje e shumëpritur nga te gjithe. Tashmë femijet ne Madrid, dhe shpresojme edhe me tej, do te kene nje kënd ku te flasin dhe te luajne me njeri-tjetrin ne shqip.

Në këte ditë të parë patën mundesi te vijnë familje nga te gjitha trevat shqipfolese, nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. U emocionuam kur morem vesh qe kishte familje qe kishin ardhur nga skajet me te largëta te Spanjës vetëm e vetëm për të mos humbur kete ditë te veçantë.

Falenderojme shume mësuese Flora Andona Sallabanda per emocionet qe na percolli sot.

Falenderojme Ambasadën e Shqipërisë në Madrid dhe Ambasadorin Gazmend Barbullushin per mbështetjen e tyre te vazhdueshme dhe institucionale.

Patjeter edhe anëtaret e Shoqatës se Shqiptarëve në Spanjë, Altin Hyseni, Eridona Brahaj dhe Edland Graci./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!