Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Procesi, paralelisht me miratimin e çmimeve të referencës

schedule17:51 - 5 Nëntor, 2024

schedule 17:51 - 5 Nëntor, 2024

Procesi i rivlerësimit ose ulja e tatimit për shitjen e pasurive të paluajtshme do të realizohet paralelisht me miratimin e çmimit të referencave për banesat.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka sqaruar në komisionin e veprimtarive se caktimi i çmimeve të reja mund të nisë në fillim të 2025.

Kreu i qeverisë paralajmëroi më herët se ky do të jetë rivlerësimi i fundit, dhe për këtë arsye caktimi i referencave të reja kryesisht ato të bregdetit, i rrit automatikisht vlerat e pronave.

Pas miratimit të çmimit të referencave në bazë të cilave paguhet tatimi për shitjen e pasurive është vendosur që të nisë rivlerësimi nga i cili qytetarët mund të përfitojnë duke përafruar vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut.

/abcnews.al/