Dorëheqje? Benet Beci flet pas zërave për largimin nga detyra: Vazhdojmë punët

schedule11:11 - 5 Nëntor, 2024

schedule 11:11 - 5 Nëntor, 2024

Kreu i bashkise së Shkodres tha se eshte ne detyre dhe vazhdon punet per qytetin. Benet Beci iu pergjigj gazetarweve pas zerave se ai ka dhene doreheqjen, pasi shkoi ne SPAK disa dite me pare. “kush nuk ka pune le te merret me llafe” tha kryebashkiaku, duke shtuar se Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën e zhvillimit që ka marrë

Benet Beci ka zgjedhur të japë këtë përgjigje ndaj zërave që qarkullojnë për dorëheqjen e tij nga posti I kryetarit të bashkisë së Shkodrës.

“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”.

Deklaratat I bëri gjatë një inspektimi të punimeve që kanë nisur prej ditësh në Shkodër për pastrimin e kolektorit kryesor të qytetit.

“Kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastruAR dhe ka qënë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët. Mendoj se është prioriteti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrimi i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmë”.

Puna për pastrimin e kolektorit nga Perashi në drejtim të zonës së Draçinit është me rëndësi pasi rrezikonte qytetin nga përmbytjet në raste reshjesh./abcnews.al