Ushtria izraelite tha më 4 nëntor se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Izraeli e kishte akuzuar atë se kishte mbikëqyrur sulmet ajrore dhe me raketa kundërtanke ndaj forcave izraelite në jug të Libanit.
Abu Ali Rida, komandant i Hezbollahut në zonën Baraçi në jug të Libanit, u “eliminua” gjatë një sulmi ajror, tha ushtria izraelite, pa dhënë më shumë detaje.
Hezbollahu nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi pretendimet e Izraelit.
Përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut nisën në tetorin e vitit të kaluar, kur nisi edhe lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja./abcnews.al


