Izraeli rrëmben zyrtarin e dyshuar të Hezbollahut në një operacion detar në Liban

schedule08:48 - 3 Nëntor, 2024

schedule 08:48 - 3 Nëntor, 2024

Ushtria izraelite ka rrëmbyer një zyrtar të lartë të Hezbollahut në një operacion gjatë të cilit komandot izraelite zbarkuan në brigjet e Batroun, në veri të Libanit, kapën zyrtarin e supozuar dhe u arratisën me skaf.

Në një deklaratë, një zyrtar ushtarak izraelit tha se forcat e tij kapën një “operativ të lartë të Hezbollahut” dhe e transferuan atë për t’u hetuar nga inteligjenca ushtarake, the Guardian.

Media Axios citoi burime izraelite duke thënë se personi i kapur – Imad Amhaz – ishte përgjegjës për operacionet detare të Hezbollahut.

Ministri i përkohshëm i Transportit i Libanit, Ali Hamie, tha se Amhaz ishte një kapiten anijesh civile, ndërsa Hezbollah nuk komentoi mbi pretendimet se ai i përkiste organizatës.

Bëhet e ditur sek kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, tha se Libani do të paraqiste një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe se ai i kishte kërkuar ushtrisë së Libanit dhe misionit paqeruajtës të OKB-së për të hetuar incidentin./abcnews.al