“Projketbuxheti i 2020-tës”, Beqiraj: Duhet të ndërmerren reforma të thella në ekonomi

schedule08:58 - 25 Nëntor, 2019

schedule 08:58 - 25 Nëntor, 2019

Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” me Enkel Demin ka komentuar situatën ekonomike në vend dhe projektbuxhetin e 2020-tës.

“Financat do të kenë një vit sfide. Kapitali ynë njerëzor prodhon pak. Kemi pasur një periudhë konsolidimi fiskal i cili ishte i vështirë.

 Shqipërinë e konsideron si një vend me shumë sfida që lidhen me të ardhmen e brezit të ri.

Buxheti i sivjetshem ka disa karakteristika pres që ky buxhet të ekzekutohet në mënyrë rigoroze dhe eficente. Mundësia për ta ekzekutar projektin brenda një viti është shumë e vështirë. Buxheti i 2019 nuk parashikon rritje pensionesh pasi qeveria është e fokusuar  për të ruajtur parametra fiskalë dhe mesa duket nuk ka mundësi për rritje të ekonominë pasi borxhi është i lartë akoma, do të duhet të ndërmerren reforma të thella në ekonomi, por nuk do ta cilësoja si krizë”, theksoi Beqiraj.

Po rriten taksa dhe detyrime për njerëzit që punojnë dhe kjo është një çëshjte që duhet diskutuar që në themel, tha ajo.

Gjithashtu Beqiraj u ndal te projektet me PPP duke i vlerësuar si një zgjidhje të shpejtë të përdorura nga politika.

“PPP-të politika në përgjithësi i përdor si zgjidhje të shpejta, por nuk duhen konsideruar dorashkat e hajdutit, as shkopi magjik. Problemi është se ne nuk kemi njohuri për të hartuar formula të drejta të ndarjes së riskut, nuk jemi gati të përdorim kaq shume PPP”, tha Beqiraj.

Kemi risqe të mëdha sepse nuk kemi kapacitet brenda admninistratës na mungojne institutet e kërkim zhvillimit për të ndihmuar shtetin në ndarjen e risqeve dhe përfitimeve nga këto projekte. Problemi është edhe se si partnerët bashkëpunojnë me njëri – tjetrin.  Qeveria duhet të ketë një politikë më gjithpërfshirëse për ti dhënë zgjidhje situatës së rritjes së pagave dhe pensioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!