Presidencialet/ Washingtoni aktivizon disa anëtarë të Gardës Kombëtare

schedule10:18 - 2 Nëntor, 2024

schedule 10:18 - 2 Nëntor, 2024

Guvernatori I Shtetit të Uashingtonit njoftoi mbrëmjen e të premtes se ka vendosur në gjendje gadishmërie një pjesë të gardës Kombëtare në këtë shtet si pasojë e shqetësimeve që ekzistojnë me mundësinë  e dhunës paszgjedhore.

Sondazhet deri më tani tregojnë se kandidatja Demokrate Kamala Harris pritet të fitojë lehtësisht ndaj Republikanit Doanld Trump në këtë Shtet

Sipas të dhënave, nga votimi I hershëm në këtë shtet kanë shprehur vullnetin e tyre më shumë se 2 milionë qytetarë, bazuar në të dhënat e Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës.

Por shqetësimet mbi kushtet e sigurisë janë të lidhura me incidentet më të fundit ku disa kuti të votes me postë u dogjën në shtetin e Washingtonit, duke sjellë kështu në mënyrë të menjëhershme edhe reagimin e autoriteteve federale.

Guvernatori I Washingtonit Jay Inslee I cili publikoi një letër në faqet e tij të rrjeteve sociale, shkroi se Garda është e gatshme ti përgjigjet çdo incidenti dhune apo çdo llojë aktiviteti të paligjshëm.

Frika për trazira në Washington vjen pasi sulmet e 6 janarit ndaj ndërtesës së Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021 janë konsideruar një tentative e Donald Trump për grusht Shteti vetëm dy muaj pasi ai humbi zgjedhjet ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit Aktual të Shteteve të Bashkuara Joe Biden.