I ftuar në studion “ABC-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, përkthyesi Ben Andoni, ka ndarë detaje të realizimit të përkthimeve të librave të tij.
“Aventurat e pazakonta të Shegertit të Vogël”, një libër klasik, por edhe një sfidë për përkthyesit shprehet Andoni.
“E botuar në një kohë shumë të hershme, ishte i njëjtësuar me imazhin e religjonit, një nga detyrat më të vështira të përkthimit, për ta bërë të përshtatshëm për fëmijët e brezit të sotëm”, tha Andoni.
Ai shprehet se kroatët kanë filluar të kthejnë në normë ish-leksikun e vjetër të tyrë për të shpëtuar nga serbishtja gjithashtu janë munduar të bëjnë disa ndryshime të vogla edhe në sintaksë.
Në këtë libër klasik, tregohet historia e mbushur me mësime morale, Shegeri, një personazh pozitiv që duhet të ndiqet në kohën ku jetojmë, një roman i vogël për fëmijë, por me mesazhe të rëndësishme, thekson ai.
Është një prurje e mirë sepse angazhohen fëmijët, duke pasur përballë një model shkrimi klasik.
Gjithashtu Andoni ka folur rreth romanit “Humnera” që vjen në shqip nga vet përkthyesi. Ai e cilëson një libër të rëndësishëm që po ashtu transmeton mesazhe të veçanta për respektimin e vlerave.
“Ka një gjë interesante te popujt sllavë, ata e respektojnë traditën, kanë idenë e një viktimizimi që në letërsi është shumë ndihmëse. Në roman bëhet fjalë për respektimin e normave që në ditët e sotme nuk respektohen vërtet vlerat e kalura. Përballja e të rinjve të sotëm sllav me normat morale, ka një thyrje të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Andoni./abcnews.al