E kërkon gjithë Europa, Rennes i vendos çmimin talentit 17 vjeçar

schedule20:32 - 24 Nëntor, 2019

schedule 20:32 - 24 Nëntor, 2019

Rennes do të kërkojë plot 50 milionë euro për shërbimet e talentit Eduardo Camavinga. Francezi ka mbushur 17 vjeç vetëm këtë muaj dhe po konsiderohet si një nga adoleshentët më të mirë në botë dhe për kartonin e tij, po interesohen shumë skuadra të njohura.

Sipas L’Equipe, Rennes nuk ka ndërmend të pranojë më pak se 50 milionë euro për shërbimet e talentit të tyre dhe me merkaton që po shndërrohet në ankand, klubi francez mund të përfitojë një shumë edhe më të madhe. Camavinga është aktivizuar edhe me Francë U-21 dhe këtë sezon me Rennes, ka luajtur në total 16 ndeshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!