Një qendër e tregtisë së gazit do të hapet në Stamboll në vitin 2025 si pjesë e projektit të qendrës ndërkombëtare të gazit, tha ministri turk i Energjisë Alparslan Bajraktar.
Pjesëmarrës në këtë projekt do të jenë kompania turke Botas dhe Gazprom ruse.
“Gjatë vitit 2025, ne do të krijojmë një infrastrukturë të fuqishme që, në partneritet me Botas dhe Gazprom, do të menaxhojë një platformë tregtare në qendrën financiare të Stambollit. Ne u kemi dërguar palëve një memorandum mirëkuptimi,” tha Bajraktar.
Ai vuri në dukje se Indeksi i Gazit të Stambollit do të funksionojë në qendrën tregtare.
“Kur Rusia ta shesë gazin e saj, do të thotë se e shet sipas formulës me indeksin e gazit të Stambollit”, shtoi Bajraktar.
Në tetor 2022, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi ndërtimin e një qendre gazi në Turqi dhe vuri në dukje se një projekt i tillë do të ndihmonte në kompensimin e vëllimit të humbur të tranzitit të gazit përmes Rrjedhës Veriore./abcnews.al