Qeveria ruse po përpiqet të rishpërndajë shtatë trilionë rubla (rreth 66.3 miliardë euro) në projektbuxhetin e saj trevjeçar, me një pjesë të konsiderueshme të fondeve të drejtuara për ushtrinë, tha Ministri i Financave Anton Siluanov.
Projektbuxheti për ushtrinë do të ndajë 13.5 trilion rubla në vitin 2025, që përfaqëson një të tretën e shpenzimeve totale ose 6.3 për qind të PBB-së, që është niveli më i lartë që nga Lufta e Ftohtë, shkruan Reuters.
Ndryshimet e reja sugjerojnë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.
Për herë të parë, pjesa e shpenzimeve për mbrojtjen do të jetë dyfishi i përqindjes së përfitimeve sociale.
Siluanov tha në seancën e qeverisë se qeveria ka përgatitur rreth 900 amendamente për projektligjin për buxhetin.
“Një pjesë e rëndësishme e amendamentit synon të sigurojë mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, duke përfshirë ekzekutimin e një operacioni të posaçëm ushtarak,” tha Siluanov në mbledhjen e kabinetit, duke iu referuar operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Qeveria ka autoritetin të shpërndajë fondet në kuadër të shpenzimeve totale prej 41.5 trilion rubla ndërmjet sektorëve./abcnews.al