Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se të paktën 300,000 ukrainas në Gjermani nuk po punojnë dhe nuk po përpiqen të gjejnë një punë dhe se ata do të detyrohen të kthehen në vend kur të ndërpritet mbështetja sociale e Gjermanisë.
“Jo të gjithë ukrainasit janë shumë të lumtur që janë jashtë vendit. Kjo nuk është pjesë e planit për kthimin e ukrainasve, por këto janë faktet. Disa vende dhe udhëheqësit e tyre duan që ukrainasit që punojnë atje të qëndrojnë. Në të njëjtën kohë, ata po kërkojnë mënyra për të detyruar ata ukrainas që nuk punojnë të kthehen në Ukrainë”, tha Zelensky në një takim me krerët e komuniteteve territoriale dhe distrikteve të Zakarpattia.
Ai deklaroi se, për shembull, sot në Gjermani ka më shumë se 1.1 milion ukrainas, nga të cilët të paktën 300 mijë nuk punojnë askund, as nuk përpiqen të gjejnë një punë dhe se ka shumë njerëz të tillë në të gjithë Evropën. Ai vuri në dukje se një pjesë e konsiderueshme e këtyre njerëzve do të kthehen, sepse do të pushojnë përfitimet sociale dhe mbështetja që ata marrin jashtë vendit.
Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Ukrainës është ulur me 10 milionë njerëz, ose rreth një e katërta, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë për shkak të daljes së refugjatëve, rënies së lindshmërisë dhe atyre që vdiqën në lufta./abcnews.al