Pas konferencës së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, ambasadori i BE Silvio Gonzato ka shkuar në Kuvend ku edhe i ka dorëzuar progres raportin për 2024 kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Ambasadori i BE është përballur me një situatë kaotike, pas tensioneve të krijuar nga deputetë të opozitës,
Ambasadori i BE ka qëndruar shumë shkurt në Kuvend pasi dërgoi progres raportin kryetares së Kuvendit, ka dhënë edhe një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të parlamentit.
Ai ka dhënë edhe mesazhet kryesore, duke u shpreh se integrimi i Shqipërisë nuk është çështje e opozitës apo mazhorancës, por me rëndësi për gjithë vendin. Gjithashtu ai nënvizoi se opozita rolin e saj duhet të luajë në parlament.