Në komunikimin me gazetarët Basha vazhdoi sulmet ndaj KED-së, sipas të cilit është përhapur si ”infeksion në të gjithë sistemin e drejtësisë”.
”Për Prokurorin e Përgjithshëm s’dua të hyj fare aty. Infeksioni i KED-së nuk është i mirë. Për SPAK-un dhe BKH kam shprehur mbështetjen totale. Pengesat për ngritjen e tyre ka një emër, Edi Ramën. Ka vonuar pa shkak dhe asnjë të drejtë ngritjen e tyre.
“Njerëz të inkrimuan duhet të ishin te 313 te bulevardi i ri, por ata ndajnë tenderat e hanë pinë, te lokali i ti. Donte të shpallte Saimir Tahirin kryetar i SPAK-ut, e mbani mend kur tentoi para disa vitesh. T’ia kujtojmë pak, kur flitej për reformën në drejtësi, kur kishte dalë ekstradimi për Frrokun, hoqi Artan Didin, pastaj i qarkulloi. Polici i thjeshtë nuk dënon dot kriminelin kur ai është drejtuesi i tij. Drejtësia duhet të jetë jashtë politikës. Rama ka ankth nga SPAK. Nesër do të shpalosë maskën e tij, do ta bëjë paralelisht SPAK dhe BKH. Është një zyrtarizim i shtetit me polici partiake. Rama e di se SPAK-u dhe BKH janë kërcënim për të. Ne kërkojmë ngritjen me shpejtësi të SPAK dhe BKH”, tha Basha.
“Ligjet më të forta kundër mafias nuk i ka më të fortë asnjë vend tjetër si Shqipëria. Nuk ka kurë pa zgjedhjet e parakohshme, është kura e vetme. Ky i ka marrë në mbrojtje kriminelët. Mbron dhe ata të dy në listën e zezë të DASH-it, Dakon dhe Doshin, pasi ka bindur Gjinushin t’i shesë partinë e tij. Nesër do të bëjë një përpjekje të fundit. Do ta bëjë spektakël. Do t’u bjerë nja 2-3 personave që s’bëjnë dëm, ose disa që janë kundërshtarë të tij, nuk blen dot më asnjë një fëmijë”, theksoi Basha për ngritjen e SPAK-ut dhe BKH-së.”/abcnews.al