TIRANË- Një 34-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë në kryeqytet.
Sipas policisë, pas kontrolleve të kryera në automjetin që drejtohej nga i riu është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al