Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Protesta e opozitës/ Kadilli: Mbështetja nuk rritet me radikalizim. Opozita po kompromenton raportin me qytetarët

schedule18:46 - 30 Tetor, 2024

schedule 18:46 - 30 Tetor, 2024

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se protesta e opozitës me bllokim rrugësh nuk e rrit besimin e qytetarëve. Në një intervistë për “Tirana Live”, ai deklaroi se qëllimi nuk është qeveria teknike por mbrojtjen politike të lidershipit opozitar, që ka probleme me drejtësinë.

“Trajtimi i tyre si shkelës rendi është i tepërt. Trajtimi duhet të jetë politik por përderisa ata që kanë bërë organizimin, i njohin dhe pasojat, është efekt i pritshëm për ta. Një protestë politike dhe veprimet e një politikani trajtohen politikisht dhe jo thjesht juridikisht. Kjo është gjë që ka ndodhur edhe herë të tjera.

Nuk e di se çfarë kanë pritur pas kësaj proteste organizatorët. Nuk i përkas atyre që besojnë se radikalizimi i shërben rritjes së mbështetjes, është e kundërta. Komunikimi me elektoratin nuk mjafton me protesta të ashpra, janë edhe ato një mjet për t’u shprehur por nuk besoj se është rruga që të çon më shpejt të besimi i shqiptarëve. A arrin ti te besimi i shqiptarëve? Nëse bëhet për të detyruar Ramën për qeveri teknike…nëse e shohim veten si repart politik, nuk i sjell asgjë të mirë dobisë publike.



Nëse dalin në protestë për të ftuar elektoratin për të besuar, këto janë format që na afrojnë me qytetarin. Këta janë forma për konsolidimin e partisë nga Berisha, aksionin opozitar dhe mbajtjen e fokusit te Berisha. Qëllimi final për mua nuk është qeveria teknike por kontrolli i aksionit opozitar. Nuk është se opozita po bëhet më efektive, nuk po i rritet besueshmëria por kompromenton raportet e opozitës me qytetarët. Opozita ka detyrë të prodhojë alternativa që është model ndryshe.

Kjo nuk shpallet në protestë por në komunikimin elektoral, duke u sjellë ndryshe. Është e vështirë që sa kohë të dy liderët e partive kryesore me aksione radikale, kanë probleme me drejtësinë dhe është e pamundur për këdo që proteston të ndajë pse janë në protestë, për mbrojtjen politike ndaj lidershipit apo edhe për qytetarët. Flasin më shumë për liderët me probleme me drejtësinë se sa për gjëra të tjera. Kjo protestë nuk e rrit besimin e qytetarëve nga opozita.”, u shpreh Kadilli.

Duke komentuar paralajmërimin e Sali Berishës për një protestë që do të zgjasë tre ditë, ai tha:

“Çdo protestë është e mirëpritur aq më tepër me këtë qeveri të stërkonsumuar. Protesta e një partie është e pamjaftueshme, e qytetarit bën ndryshimin. A rri tre ditë apo tre javë, nuk është problem koha. Protesta e vërtetë është ajo që lind nga qytetarët. Edi Ramës i zgjatet jeta politike. Nëse këta që dalin kanë për qëllim t’i zgjasin jetës Ramës e kanë arritur qëllimin.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!