Ka ndryshuar totalisht “fytyrën” e “Katalanasve” të Barcelona.
“Gjigantët” e Spanjës i kanë mbyllur në mënyrë perfekte sfidat e muajit tetor, me “gjigantët” e LaLiga, që arritën tre fitore të mëdha, duke shënuar në total 12 gola dhe duke pësuar vetëm 1.
Kështu, Barça triumfoi 3-0 në transfertën e Alaves, mundi 5-1 “Andaluzianët” e Sevilla në “shtëpi” dhe në sfidën e fundit triumfoi “El Clasico”-n e madhe ndaj Real Madrid, me rezultati “magjik” 4-0, në “Santiago Bernabeu”, duke regjistruar një tjetër muaj vetëm me fitore, pas muajit gusht.
Të tilla performanca kanë nderuar edhe teknikun Hansi Flick, i cili është zgjedhur për herë të dytë këtë sezon, si trajneri i muajit, ku këtë herë mposhti në garën për çmimin individual italianin e Real Madrid, Carlo Ancelotti dhe atë të Real Sociedad, Imanol Aguacil. /i.m /abcnews.al