Eurodeputeti Fredi Beleri është goditur me vezë pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit. Një protestues ka hedhur vezë ndaj tij, si edhe kos.
“I ka shpëtuar burgut me procedura se duhet të ishte në burg. Harroni shqiptarët që kanë dëbuar nga Greqia vetëm e vetëm se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës.
Kurse ky ka vrarë gjithë ata njerëz dhe kur vjen puna sot vjen këtu dhe na imponohet na bën karshillëk . Cfarë i duhet atij në këtë vend, ka vjedhur vota, e dini të gjithë provoni ju të vidhni një votë ” thotë një qytetar i revoltuar me praninë e Belerit në Tiranë.
Kujtojmë se Fredi Beleri ndodhet sot në Tiranë, si pjesë eurodeputetëve që do të zhvillojnë sot e nesër takime në Tiranë në kuadër të takimit të 18 të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
LEXO EDHE: Beleri, “mikpritje” shqiptare/ Ish-kreu i Himarës merr sharje nga qytetarët