Juristi Alban Daci, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për PD dhe komunistët në takimin në New York, deklaroi se qëllimi është elektoral. Në një lidhje për emisionin “Real Story”, ai shtoi se Rama kërkon që të paraqitet si një burrë shteti që misioni i tij është kombëtar dhe jo politik.
Duke u ndalur te Sali Berisha, ai tha se lideri demokrat u vodhi kauzën shqiptarëve në vitet ’90 për liri dhe demokraci. Sipas tij, Berisha e ka mashtruar popullin shqiptar me narrativën antikomuniste, por në të vërtetë, ai dhe partia e tij nuk kanë zhvilluar asnjëherë një ideologji të djathtë.
“E ka hapur në këtë debat edhe në këndvështrimin elektoral se në mandatin e tretë po kërkon të paraqitet si burrë shteti mbi palët dhe misioni i tij është kombëtar dhe jo çështjeve politike. Dhe po ashtu po mundohet të përfshirë historinë e tij personale te PD. Ka një të vërtetë të madhe në këtë drejtim, që duhet të flasim përtej korit, ka lider që krijojnë kauza dhe ata që lindin nga kauza. Berisha ka lindur nga kauza, nuk ka krijuar asnjëherë ngjarje. Ai ishte në momentin dhe vendin e duhur ku fryma e vendit ishte për liri dhe demokraci dhe kjo bëri që i vetmi vend në Evropë, një parti të djathtë ta ketë emrin PD. Berisha vodhi kauzën.
Problemi i Berishës dhe ata që kanë përgjegjësi njëlloj. Këta e kthyen nga një parti populiste që u vodhi kauzën shqiptarëve në ’92, e ktheu në një parti të veten që kishte qëllim mbajtjen dhe marrjen e pushtetin. Sot PD është e vetmja në parti në Evropë që konsiderohet e djathtë dhe nuk zhvilluar një filozofi të djathtë. Këta në PD kanë pasur një qëllim marrjen dhe mbajtjen e pushtetin, i cili është kthyer në boomerang, duke u justifikuar me të njëjtin stil si komunizmi, që ne ishim i vetmi vend në Evropën Juglindore që deri në 91 shihnim filma që i dedikoheshin fashizmit.
Berisha na ka mashtruar me narracionin si antikomunist dhe i ka marrë shumicës së shqiptarëve votën deri në 2013 me këtë narracion. Ai krijoi narracionin e antikomunizmit për qëllime vetja dhe pragmatiste për pushtet. PD mbeti parti populiste, e cila në realitet nuk kishte asnjë ideologji por vetëm një qëllim, që po i kthehet shkatërruesja përfundimtare e saj, pra marrja e pushtetit dhe kthimi në një stablishment që ka në finalitet vetëm pushtetin.“, u shpreh Daci./abcnews.al